75 Mall Live Search
09:06 / E Premte, 29 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Grupi i romëve të Durrësit, transferohet në Kosovë për strehim

Familjet e komunitetit rom dhe egjiptian në qytetin bregdetar që thanë se ishin lënë në çadra të përmbytura nga shiu pas tërmetit, janë transferuar për në Kosovë, ku do të strehohen deri në një vendim të dytë në lidhje me banesat e tyre nëse janë të banueshme.

Mbrëmjen e djeshme ata denoncuan se nuk janë strehuar në hotelet ku janë akomoduar qytetarët e tjerë që janë prekur nga tërmeti tragjik që goditi vendin, duke i lënë pa banesa dhe se ishin ende në qiell të hapur pasi kanë frike të strehohet në hotele të Durrësit.