Grupi TNT nesër koncert në Mitrovicë

Emrat më të njohur të muzikës janë munduar që të argëtojnë qytetarët në këtë situatë të vështirë pandemie.
Fillimisht Sabri Fejzullahu në Prishtinë, pastaj Xeni në Gjakovë e Dani në Pejë, ndërsa nesër publiku do të mund të argëtohet nënë tingujt e muzikës së grupit TNT.
Grupi i njohur do të mbajnë nesër (e premte) koncert në qytetin e Mitrovicës pa prezence e publikut.
Koncerti mbahet në Mitrovicën e Jugut me moton “I ëmbli atdhe”, ndërsa do të transmetohet ‘live’ në Klan Kosova me fillim nga ora 21:20./Indeksonline/