75 Mall Live Search
12:09 / E Diele, 27 Mars 2022 / LB

“Grupi Wagner tentoi të vriste Zelenskyn dhe kryeministrin e Ukrainës”

Një këshilltar i lartë i ministrit ukrainas të mbrojtjes i tha CNN se grupi famëkeq ushtarak rus Wagner ishte i përfshirë në një komplot të dyshuar për ta vrarë presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe kryeministrin Denis Shmihal.

“Ata donin ta vrisnin udhëheqjen e Ukrainës: presidentin dhe kryeministrin tonë. Ky ishte qëllimi dhe disa prej tyre u dërguan në Ukrainë pa asnjë sukses”, tha Markian Lubkivsky, një këshilltar i ministrit të mbrojtjes të Ukrainës. Lubkivsky tha se kjo u konfirmua nga shërbimi i inteligjencës ukrainase dhe forcat speciale të ngarkuara për mbrojtjen e Zelenskiyt.

“Të gjitha këto dokumente dhe provat e nevojshme do t’i paraqiten Tribunalit”, tha ai, duke shtuar se nuk mund të zbulojë më shumë për arsye operacionale. CNN nuk mundi të konfirmonte në mënyrë të pavarur këto pretendime.