12:49 / E Martë, 30 Qershor 2020 / indeksADMonline

Grupit kriminal të trafikut të drogës, iu sekuestruan 4 mln euro pasuri, në Shqipëri

4 milionë euro pasuri që iu sekuestruan grupit kriminal të trafikimit ndërkombëtar të drogës që vepronte midis Italisë dhe Shqipërisë janë të gjitha në vendin tonë.

Bëhet fjalë për 15 apartamente, 1 truall toke, 7 autovetura dhe skafi i sekuestruar, në Vlorë.

Nga 37 personat e arrestuar nga ky operacion, 10 janë arrestuar në Tiranë dhe Vlorë.

Hetimet për operacionin policor të koduar “Kulmi” kishin nisur në mars 2017 deri në janar 2019.