Grusht-shteti në Turqi, 40 persona dënohen me burgim të përjetshëm
Një gjykatë turke ka dënuar 40 persona me burgim të përjetshëm nën akuzën se u përpjekjen për të vrarë Presidentin Recep Tayyip Erdogan.
46 persona u gjykuan për komplotin e dyshuar të vrasjes së presidentit gjatë grusht-shtetit të dështuar të vitit të kaluar.
Shumica ishin ish-ushtarë nga forcat speciale turke, të akuzuar për nisjen e një operacioni në hotel, ku Erdogan ishte në pushime, transmeton Klan Kosova.
Këto vendime janë të fundit në një seri gjykimesh që përfshijnë qindra pjesëmarrës të dyshuar.
Kleriku në ekzil, Fetullah Gulen, i cili jeton në SHBA, ishte midis atyre që ishin pjesë e këtij gjykimi, por nuk u paraqit në gjykatë dhe nuk u dha asnjë vendim në rastin e tij.
Turqia akuzon Gulenin se qëndron prapa grusht-shtetit, dhe shumë prej atyre që janë arrestuar ose janë shkarkuar nga pozitat e tyre janë akuzuar se janë ndjekësit e tij.
Lëvizja Gulen tani konsiderohet si një organizatë terroriste në Turqi derisa vetë Gulen ka mohuar çdo përfshirje në grusht-shtetin e dështuar të korrikut të vitit 2016.
Jashtë gjykatës në Mulga, mbështetësit e presidentit Erdogan kishin marrë banera ku bëhej thirrje për dënimin me vdekje – dënim që u hoq në Turqi në vitin 2004, pasi vendi po kërkonte pranimin në BE.
Erdogan ka ngritur perspektivën e rifutjes së këtij dënimi.