75 Mall Live Search
18:48 / E Martë, 04 Maj 2021 / A. A

Grushta e shqelma si në filma, dalin pamjet nga dhuna në Prizren

Ndeshja gjysmëfinale e playoffit, KB Ponte – KB Peja nuk ka gjetur fundin.

Derisa basketbollistët po shkonin në zhveshtore pas pjesës së parë, ka nisur përleshja mes basketbollistëve të dy skuadrave.

Në pamje shihet se gjatë përleshjes janë përfshirë dhjetra persona në mesin e tyre edhe zyrtarë të dy klubeve, shkruan Indeksonline.

Federata e Basketbollit të Kosovës sonte pritet marrë vendimin në lidhje me fatin e kësaj ndeshje.

Nëse Peja fiton me rezultat zyrtar, depërton në finale të playoffit.

/Indeksonline/

Kliko këtu