Grushta mes dy të moshuarve, pushuesit rrahen sikur të ishin boksierë profesionist

Një video mes dy shoferëve në Kroaci po bën xhiro në mediat kroate. Në plazhin e Duilovos të Splitit, dy pushues janë prekur me vetura.
Përplasja me vetura u shëndrrua në konflikt verbal mes tyre, e më pas përfundoi me grushta.
Si dy boksierë profesionist, të moshuarit janë rrahur deri sa njëri e ka shtrirë tjetrin për toke.
“Një aktakuzë do të ngrihet kundër dy personave për prishjen e rendit dhe qetësisë publike dhe hetimi penal po vazhdon” ka thënë Jerko Kurevija, zëdhënës i Departamentit të Policisë në Split./Indeksonline/