09:54 / E Enjte, 30 Gusht 2018 / indeksADMonline

Grushte dhe shqelma në ndeshjen e Copa Libertadores (Pamje)

Ndeshja e Ligës së Kampionëve e Amerikës së Jugut në mes të River Plate dhe Racing Club është shndërruar për një çast në arenë boksi.

Dy skuadrat nga Argjentina u përplasen në fund të ndeshjes duke mos kursyer edhe grushtet, shkruan indeksonline.

Gjyqtari u detyrua që t’i shpërndaj tre kartonë të kuq pas përplasjes që shkaktoi kaos në fushë.

Në fund River Plate triumfoi duke fituar 3-0. /IndeksOnline/