Grushtoi gjyqtarin, FFK-ja dënon me 12 muaj moslojë futbollistin e skuadrës kosovare

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës, e ka dënuar me një vit mos lojë, futbollistin e KF Sharrit, Driton Loku.
Loku është dënuar pasi në ndeshjen të Ligës së Dytë, Sharri-Prizreni, e ka grushtuar gjysqtarin kryesor të ndeshjes dhe është ndëshkuar me karton të kuq, shkruan IndeksOnline.

”Lojtari i KF “Sharri“, Driton Loku nr fanelle 18 dhe nr ID 022971M03. Në ndeshjen e xhiros së 16-të të Ligës së Dytë, Sharri-Prizreni ndëshkohet me karton të kuq (grushtim ndaj gjyqtarit kryesor). Bazuar në nenin 47 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 1 vit mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.”, thuhet në vendimin e Komisionit Disiplinor./IndeksOnline/
