75 Mall Live Search
09:42 / E Diele, 24 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Grushtoi gjyqtarin, policia arreston basketbollistin e Tiranës

Basketbollisti i Tiranës Bruno Daliu është arrestuar nga policia pas akteve të dhunës ndaj gjyqtarit në ndeshjen e kampionatit kundër Teutës.

Siç bëjnë me dije blutë e Durrsit 34-vjeçari është vënë në pranga me akuzën për veprën penale ‘Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit dhe ndërmjetësit sportiv’.

Daliu në ndeshjen e cila u fitua nga Teuta me rezultatin 98-86, në një moment kur arbitri Jurgen Muho ndalo lojën, iu afrua i acaruar dhe më pas e goditi me breshëri grushtesh.

Nga goditjet e mara arbitri Muho mbeti i shtrirë në tokë, ndërsa për të ndaluar këtë akt të shëmtuar u desh ndërhyrja e basketbollistëve të tjera si të Tiranës ashtu edhe të Teutës./Indeksonline/