75 Mall Live Search
15:35 / E Shtunë, 25 Gusht 2018 / indeksADMonline

GSJP: Korrigjimi i territorit konteston shtetësinë e Kosovës

Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka prezantuar përfundimet nga studimi mbi temën “Kush po e përcakton agjendën e bisedimeve”, në të cilën janë paraqitur të dhëna mbi idenë e korrigjimit dhe shkëmbimit të territorit në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky grup nëpërmjet këtij studimi paraqiti rrezikun që paraqet ideja për korrigjim dhe shkëmbim të territorit në relacion me shtetësinë e Kosovës.

Ai vë në pah pasojat që kjo ide mund të shkaktojë në legjitimitetin ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës, dhe se si një agjendë e këtillë konteston versionin dhe modelin aktual të shtetësisë.

Hulumtuesi i grupit për studime juridike, Përparim Kryeziu, është karakteri ndëretnik që i ka ofruar Kosovës përkrahjen ndërkombëtare.

“Si e gjetur kryesor raporti konstaton korrigjimi i territorit konteston në thelb shtetësinë e Kosovës, kjo sepse rishikimi i kufijve në vija etnike, ashtu edhe siç edhe po flitet është në kundërshtim me tiparet sui generis të Kosovës, të cilat deri më sot ia kanë siguruar shpalljen e pavarësisë dhe shtetësinë dhe përkrahjen ndërkombëtare të shtetësisë dhe shkëputja nga këto tipare e shndërron Kosovën peng të Serbisë në arenën ndërkombëtare, duke i dhënë shtetit serb fjalën e fundit për legjitimitetin ndërkombëtar të Kosovës“, ka thënë ai.

Sipas tij, diskutimi për këtë çështje mund të na qoj drejt një kompromisi të dhimbshëm. Ai shtoi se Kosova nuk guxon në asnjë rrethanë të pranojë çfarëdo formë tjetër të njohjes nga Serbia përveç njohjes formale faktike dhe vetëm kjo i lejon anëtarësimin në organizatat kryesore ndërkombëtare.

“Çdo formë tjetër përpos njohjes faktike nuk ia mundëson Kosovës anëtarësimin në organizatat kryesore ndërkombëtare dhe çdo formë tjetër e cila ka një lloj dy kuptimësie të interpretimit nuk i siguron Kosovës njohjen nga shtetet që kanë ngurruar ta bëjnë atë deri më tash. Për këtë arsye ia ulë asaj fuqinë politike gjatë negocimit për marrjen e njohjes së pavarësisë………Kosova duhet ta rikthejë theksin që e ka, për rëndësinë që e ka ndaj Serbisë për integrimin e Serbinë në Bashkimin Evropian dhe jo ta zhvendosë atë në rëndësinë që ka Serbia për legjitimitetin e saj ndërkombëtar, sepse mos të harrojmë që vetëm kështu Kosova arrin t’i adresojë çështjet shumë të rëndësishme të dialogut, pasi dialogu nuk bën të përfundojë pa u adresuar këto çështje të rëndësisë nacionale sikurse është shtrirja e plotë e rendit në veri, krimet e luftës, fondi pensione, viktimat si dhe rasti më i prekshë m, të pagjeturit“, tha ai.

Kryeziu shtoi se Kosova e Serbia është duke u futur në një fazë finale dialogut dhe çfarëdo lloj refuzimi i Kosovës ndaj një marrëveshje mund të cilësohet si sjellje destruktive dhe Kosova të cilësohet në dialog si problem.

Ai shpjegoi se studimi i tyre është bazuar në të dokumentet për të drejtën ndërkombëtare.