Guardiola ankohet për orarin: Nuk e kuptoj, por duhet ta pranoj, Reali 5 ditë pushimi, ne katër

Pep Guardiola ka dal për herë të parafundit në një konferencë shtypi përpara se të priste Real Madridin në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Në konferencë Pep është ankuar për orarin e Premierligës.
“Nuk kemi shumë kohë për të menduar për Real Madridin sepse, përveç kësaj, ne luajmë të dielën. Nuk e kuptoj orarin se pse ne duhet të luajm të dielën dhe jo të shtunën. Reali ka 5 ditë pushimi, ndërsa ne katër. Nuk e kuptoj, por duhet të përshtatem. Nuk do të luftoj më. Orari është ai që është” ka thënë Guardiola./Indeksonline/