Guardiola bëhet me ndihmës të ri

Mancester City ka arritur marrëveshje me italianin Enzo Maresca, i cili do të jetë ndihmës trajner nga sezoni i ri.
Gazetari Fabrizio Romano, ka njoftuar se Maresca ka ndërprerë kontratën me skuadren italiane Parma, në mënyrë që të nënshkruaj marrëveshje me Manchester Cityn, transmeton Indeksonline.
Ai nga sezoni i ri do të jetë pjesë e stafit të Pep Guardiolës.
Maresca do ta zavëndesojë Juanma Llilo që është emëruar trajner i ri i Al-Sadd./Indeksonline/