Guardiola: Besoj se ia dalim ta përmbysim rezultatin
Tottenham ka mposhtur me rezultat minimal 1-0 Manchester Cityn në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.
Trajneri i citizens, Pep Guardiola, ka folur pas ndeshjes duke thënë se është i kënaqur me lojën që ka zhvilluar skuadra e tij dhe se beson në përmbysje rezultati.
“Krijuam raste, më shumë se thjesht penalltia. E kontrolluam ndeshjen, nuk e lejuam Tottenhamin të vraponte shumë dhe të godiste portën, por më vjen keq që nuk shënuam”
“Rezultati nuk është i mirë, por për të shkuar në turin e ardhshëm duhen edhe përmbysje të tilla dhe besoj se do t’ia dalim. Kur nuk luajmë mirë nuk e kam problem ta them, por sot nuk pata atë ndjesi. Bernardo Silva ishte i dëmtuar, por e presim për ndeshjen e kthimit. Delph luajti sepse ka qenë i shkëlqyer në stërvitje. De Bruyne në stol? Dëshiroja dy mesfushorë me tipare mbrojtëse nga minuta e parë” – deklaroi Guardiola. /IndeksOnline/