Guardiola: De Bruyne është një nga top pesë lojtarët më të mirë në të gjithë historinë e Manchester Cityt

Manchester City mbrëmë u kualifikua në çerekfinale të FA Cup.
Ata eliminuan skuadrën e Plymouth Argyle, skuadër kjo e cila kishte eliminuar një raund më parë, Liverpoolin.
Guardiola, pas kësaj ndeshje kishte lëvdata për yllin e Manchester Cityt, Kevin de Bruyne i cili kishte shënuar gol.
“De Bruyne ka qenë një nga top tre, pesë lojtarët më të mirë në të gjithë historinë e Man City pa dyshim”. “Sa herë që ai performon mirë, unë jam njeriu më i lumtur në planet! Ai më dha shumë, shumë gjëra, për ekipin dhe mua”, shprehet Guardiola.
Për Cityn, FA Cup është mundësia e fundit për të fituar trofe pasi që janë eliminuar nga të gjitha garat./IndeksOnline/