75 Mall Live Search
15:55 / E Premte, 30 Tetor 2020 / OSH

Guardiola dëshiron qëndrimin në Manchester City para rikthimit në Barcelonë

Kandidati për president i Barcelonës, Victor Font dje në një intervistë në një farë mënyre tha se do ta rikthej Pep Guardiolan në skuadër kur të bëhet president.

Gjatë ditës së sotshme, Guardiola ishte në konferencë për shtyp ku u pyet nga gazetarët për një rikthim të mundshëm, transmeton Indeksonline.

“Unë jam shumë i lumtur këtu. Unë jam i kënaqur që jam i lumtur këtu dhe me shpresë që mund të bëj punë të mirë këtu që të qëndroj më gjatë”, u shprehë ai.

Guardiola ishte trajner i Barcelonës nga viti 2008 deri 2012 ku arriti të fitoj shumë trofe./Indeksonline/