75 Mall Live Search
09:56 / E Shtunë, 07 Qershor 2025 / L A

Guardiola dëshiron të drejtojë një kombëtare në Kupën e Botës

Pep Guardiola tregon synimin e tij pasi të përfundojë aventurën te Manchester City.

Sipas raportimeve nga The Athletic, trajneri Pep Guardiola ka shprehur dëshirën për të marrë drejtimin e një përfaqësueseje kombëtare në një Kampionat Botëror.

Guardiola, i cili ka fituar pothuajse gjithçka në futbollin e klubeve me Barcelonën, Bayern Munchen-in, dhe Manchester City-n, duket se është i interesuar për një sfidë të re në arenën ndërkombëtare.

Ende nuk është bërë e ditur se cilën kombëtare ai dëshiron të drejtojë, por ky zhvillim mund të sjellë shumë spekulime dhe interesim nga federata të ndryshme për t’i siguruar shërbimet e tij.