13:19 / E Premte, 12 Janar 2018 / indeksADMonline

Guardiola dhe Kane zgjedhën më të mirët e dhjetorit në Premier League

Pep Guardiola është zgjedhur trajneri më i mirë në Premier League për muajin dhjetor duke u bëri i pari në historinë e kampionatit anglez që e fiton këtë çmim katër herë radhazi. Manchester City fitoi gjashtë dhe barazoi një nga shtatë ndeshjet e luajtur në muajin e fundit të vitit 2017, duke shënuar 19 gola dhe pësuar vetëm katër. Guardiola është zgjedhur trajneri më i mirë edhe në shtator, tetor, nëntor dhe tani në dhjetor, teksa skuadra e tij ka lënë vetëm 4 pikë në 22 ndeshjet e para të kampionatit dhe ende nuk e ka pësuar shijen e humbjes.

Askush më parë nuk ishte shpallur për katër muaj radhazi si trajneri më i mirë në Premier League…

Në dhjetor, Manchester City fitoi kundër Tottenham, West Ham, Bournemouth, Newcastle, Swansea dhe Manchester United, teksa barazoi pa gola ndaj Crystal Palace. Në katër nga këto ndeshje të besuarit e Guardiola shënuan katër gola. Rekordin e mëparshëm e mbanin Conte, Ferguson dhe Wenger, që janë shpallur tre herë radhazi “trajneri i muajit”. Ndërkohë, qendërsulmuesi i Tottenham, Harry Kane, është shpallur futbollisti më i mirë i muajit dhjetor. Ai e fiton për herë të gjashtë këtë çmim, pasi në muajin e fundit të vitit shënoi 8 gola në 6 ndeshje. Kane e mbylli vitin 2017 si golashënuesi më i mirë në Europë.