15:56 / E Premte, 30 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Guardiola: Do të bëjmë gjithçka që Diaz të qëndroj

Edhe pse raportet e fundit kanë shprehur se Brahim Diaz është afër largimit të tij nga Manchester Cityt në drejtim te Real Madridit, ka qenë Pep Guardiola ai që ka shprehur se Manchester City kanë nevojë që lojtari të qëndroj.

Diaz, kontrata e të cilit skadon në verë, duket gjithnjë e më shumë larg Manchester Cityt, pasi që sipas raporteve të fundit lojtari nuk ka dëshiruar të nënshkruaj kontratën e re me Manchester Cityn.

“Ne Duam që Brahim të qëndroj, ne duam t’ia zgjasim kontratën e tij katër apo pesë vjet dhe të bëjmë absolutisht gjithqka për të që të qëndroj”, u shpreh Guardiola. /IndeksOnline/