Guardiola: Do të dëshiroja që Rodri të na ndihmonte në Ligën e Kampionëve

Manchester City dje ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
Çuditërisht, trajneri Pep Guardiola në list e ka përfshirë edhe futbollistin e lënduar, Rodri, i cili do të jetë jashtë fushave deri në fund të sezonit, shkruan IndeksOnline.
Manchester City në play-off do të përballet me kampionin në fuqi, Real Madridin, derisa trajneri spanjoll ka thënë se shpreson që skuadra e tij të arrij deri në finale të Ligës së Kampionëve.
Guardiola ka shtuar se nëse ftesa e Rodrit ka të bëjë pasi shpreson që ai të kthehet më shpejtë nga lëndimi dhe do ta ndihmonte skuadrën edhe në Champions.
“Do të doja shumë të mbërrija në fazat e fundit të Uefa Champions League, dhe ai mund të ndihmonte, por nuk do të bëj asnjë sekondë presion. Në mendjen time, sezonin e ardhshëm është Rodri. Në mendjen time ai nuk është këtu. Por ndoshta ai kthehet më herët dhe kjo do të ishte mirë.”, ka deklaruar Guardiola./IndeksOnline/