75 Mall Live Search
13:31 / E Hënë, 28 Korrik 2025 / L K

Guardiola: Do të jap dorëheqjen pas kësaj periudhe te City!

Pep Guardiola ka ndezur kambanat e alarmit me një rrëfim se koha e tij te Manchester City ka arritur në një datë skadimi. Ai nuk specifikon se kur, por thotë se do të ndalet pas kësaj faze.

Në një intervistë me revistën GQ Hype, trajneri katalanas zbulon se do të largohet nga stoli i trajnerëve pas kohës së tij në Etihad sepse mendon se ka ardhur koha të mendojë për veten.

“E di që pas kësaj faze me Cityn do të ndalem, kjo është e sigurt, është vendosur, më shumë se e vendosur. Mund të jetë një vit, ose shumë më tepër. Vendimi, sidoqoftë, është marrë tashmë. Do të largohem pas kësaj faze me Cityn, sepse duhet të ndalem dhe të përqendrohem te vetja, te trupi im”, ka thënë Guardiola.

“E njëjta gjë më ndodhi edhe me punën time si trajner [te Barça], erdhi një kohë kur thashë mjaft është mjaft. Do të kërkoj një sfidë tjetër”, rrëfeu trajneri katalanas.

Kjo është arsyeja pse ai është i qartë se largimi i tij nga City do të jetë një lamtumirë e menduar mirë, jo e detyruar nga rezultatet apo kritikat./Indeksonline/