Guardiola: Do të jetë shtysë e madhe nëse fitojmë kundër Real Madridit

Manchester Cityn e pret një ndeshje e vështirë në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e Pep Guardiolas, do të përballet përsëri kundër Real Madridit për të katërtin vit radhazi.
Për këtë foli edhe vet Guardiola, pasi është duke kaluar në një sezon të dobët dhe po ashtu rrezikon edhe të mbes jashtë top 4-shes në Premier League.
“Nëse fitojmë kundër Real Madridit, do të jetë një shtysë e madhe për pjesën e mbetur të sezonit”. “Unë e di se si duam të luajmë… E di se ata mezi presin ndeshjen e nesërme. Nuk mund të harrojmë një dekadë më parë që nuk ishim këtu”.
Kujtojme se kryendeshja e fazës play-off të Ligës së Kampionëve, do të zhvillohet nesër në “Etihad”, në orën 21:00./IndeksOnline/