15:24 / E Martë, 17 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Guardiola e konfirmon: Arsenali po takohet me spanjollin e Cityt!

Pep Guardiola ka konfirmuar se Mikel Arteta është në bisedime me Mikel Artetan.

Trajneri i famshëm spanjoll ka deklaruar se asistenti i tij është takuar me Arsenalin dhe se nuk mund të pengojë në rast se do të ketë marrëveshje mes tyre.

“Ai po flet me Arsenalin, kështu që unë nuk e di se çfarë do të ndodhë. E dija për këtë takim sepse Arteta është tejet i sinqertë dhe transparent me mua. Unë mund të them se ai do të udhëtojë me ne për ndeshjen e radhës.

Ne nuk do të pengojmë asnjë marrëveshje, e tëra mbetet tek ai që të vendosë” ka thënë Guardiola.

Mikel Arteta është në bisedime për tu bërë trajner i ri i Arsenalit, skuadër për të cilën kishte luajtur shumë vite si futbollist./Indeksonline/