Guardiola e krahason veten me Ole Gunnar Solskjaer
Ole Gunnar Solskjaer do të debutojë si trajneri i Manchester United të shtunën në Cardiff City, në ndeshjen që fillon nga ora 18:30.
Ish reprezentuesi i Norvegjisë, i cili ka luajtur mbi 300 ndeshje në fanellën e Manchester United si lojtar, është emëruar trajneri i përkohshëm deri në fund të sezonit, dhe në bazë të rezultateve do të përcaktohet e ardhmja e tij.
Për emërimin e Solskjaerit në krye të Manchester United, ka folur edhe Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt.
Guardiola ka thënë se situata e Solskjaer është e njëjtë me të tij, kur para disa viteve mori drejtimin e Barcelonës, tek e cila skuadër ka qenë edhe si lojtar.
“Ai është si unë. Të dy patëm mundësinë të punonim me klubin ku edhe kemi luajtur më parë, për të cilët e dinim se si funksionon”, ka deklaruar Guardiola.
“Nuk ishte e vështirë për mua të bëhesha trajner i Barcelonës sepse isha aty që nga mosha 13 vjeçare”.
“Sigurisht që ka të bëjë me punë dhe situata krejtësisht të ndryshme, por jam i sigurt se përvojë e tij në United do ta ndihmojë në stërvitjet në atë klub. Unë i uroj më të mirat atij”.