75 Mall Live Search
08:42 / E Enjte, 01 Janar 2026 / G T

Guardiola e pranon: “Na ka munguar shumë” – Rodri, çelësi i suksesit te Manchester City

Pep Guardiola ka folur hapur për rëndësinë jetike të Rodrit në skemat e Manchester Cityt, duke pranuar se mungesa e mesfushorit spanjoll është ndjerë ndjeshëm në sezonin e kaluar.

Trajneri katalanas e cilësoi Rodrin si një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës në vitet e fundit, duke rikujtuar rolin vendimtar që ai pati në sukseset historike të klubit, shkruan Indeksonline

“Na ka munguar shumë Rodri sezonin e kaluar. Lojtari më i mirë në botë dy sezone më parë, figurë e jashtëzakonshme në tripletë, katër tituj të Premier League radhazi,” u shpreh Guardiola.

Tekniku i Cityt theksoi se mungesa e gjatë e spanjollit ishte e vështirë për t’u menaxhuar, duke nënvizuar ndikimin që ai ka në ekuilibrin e ekipit.

“Mund ta përballosh mungesën e tij për disa javë, por një vit e gjysmë është shumë kohë. Me Rodrin ne jemi një ekip më i fortë, për këtë nuk ka asnjë dyshim,” shtoi Guardiola.

Deklarata e trajnerit konfirmon edhe një herë se Rodri mbetet një nga shtyllat kryesore të Manchester Cityt, ndërsa rikthimi i tij i plotë pritet të rrisë ndjeshëm forcën dhe stabilitetin e kampionëve të Anglisë./Indeksonline/