Guardiola e pranon se ishte një ditë e keqe për Man City-n
Manchester City humbi 0-2 nga Wolves, andaj kjo gjë ka bërë që edhe trajneri i City-t të reagoj për këtë humbje.
Guardiola ka thënë se skuadra e tij është duke vuajtur nga lëndimet në mbrojtje andaj kjo gjë kishte ndikim.
Ai u deklarua: “Ne filluam mirë, por pranuam kundër sulme. Ne nuk ishim në maksimum, kishim shanse të shënonim por ishte një ditë e keqe dhe e humbëm lojën”.
Guardiola nuk është e mësuar të shohë skuadrën e tij të vuajë ditë të tilla, por pranon që përsëritje të tilla janë gjithmonë të mundshme./Indeksonline/.