Guardiola është “baba” i blerjeve, ka transferuar 72 lojtarë me mbi 2 miliardë euro
Marc Guehi është bërë lojtari më i ri i Manchester Cityt, një tjetër nënshkrim i merkatos dimërore. Ky është transferimi i 72-të i Pep Guardiolës në dhjetë sezonet e tij me klubin, me një mesatare prej pak mbi shtatë për sezon.
Shuma totale e shpenzuar është marramendëse: 2 miliardë euro në transferime (2,030,856,381 euro sipas Transfermarkt) që kur Pep-i arriti nga Bayern Munichu më 1 korrik 2016.

Jack Grealish me 118 milionë euro është blerja më e shtrenjtë në epokën e Guardiolës.
Gjatë kohës së tij te Barcelona, Bayern Munichu dhe Manchester City, Guardiola kryeson gjithashtu renditjen e trajnerëve që kanë investuar më shumë në transferimet e lojtarëve gjatë historisë: 2.58 miliardë euro.
Ai pasohet nga José Mourinho (1.72 miliardë euro), Massimiliano Allegri (1.6 miliardë euro), Carlo Ancelotti (1.56 miliardë euro) dhe Diego Simeone (1.55 miliardë euro)./Indeksonline/

