75 Mall Live Search
11:06 / E Shtunë, 21 Dhjetor 2024 / L A

Guardiola: Është sfida më e vështirë e karrierës sime

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola po përballet me një nga sezonet e tij më të dobëta në karrierë.

Guardiola, ka folur para ndeshjes kundër Aston Villës rreth situatës aktuale të klubit të tij.

“Unë fitova gjithçka këtu, fituam gjithçka së bashku. Por situata aktuale mbetet problem”. “Historia është atje. Por për sa i përket rezultateve, po, është sfida më e vështirë e karrierës sime, padyshim”, u shpreh Guardiola.

Manchester City, në 11 ndeshjet e fundit ka fituar vetëm një ndeshje, ka barazuar 2 dhe ka humbur 8 të tilla./IndeksOnline