Guardiola flet për Celinën, thotë se i vjen keq që fituan në atë mënyrë
Manchester City ka siguruar sot kalimin në gjysmëfinalet e FA Cup, në Angli.
Të besuarit e Guardiolës u përballën në çerekfinale me Swansean, sfidë të cilën e luajtën në transfertë, por në fund arritën ta fitojnë me rezultatin 2-3.
Takimi nisi mjaft mirë për vendasit, që fillimisht me Grimes nga pika e penalltisë dhe më pas me Bersant Celinën, siguruan avantazhin e dyfishtë.
Celina Goal
— ?? Ric Flair ? (@richie__fx) March 16, 2019
Swansea 2-0 Man City #SWAMCI pic.twitter.com/UucsXrJ4zO
Megjithatë “Citizens” reaguan fuqishëm në 45-minutëshin e dytë dhe arritën të shënojnë plot 3 gola, me Bernardo Silvën, Agueron dhe autogolin e Nordfeldt, duke avancuar në gjysmëfinale, shkruan IndeksOnline.
Pas ndeshjes Pep Guardiola dha një deklaratë ku ndër të tjera foli edhe për performancën e mirë të talentit kosovar, Bersant Celina, i cili dikur ishte pjesë e Manchester Cityt.
“Ne kemi luajtur një lojë të mirë në përgjithësi, kemi bërë disa gabime dhe kemi pranuar gola. Celina lëvizte mjaft mirë mes rreshtave – por kemi folur pas përfundimit të pjesës së parë dhe kemi thënë se kemi nevojë për një gol dhe pastaj shpresojmë se do të jetë më lehtë. Motivi nuk ra” deklaroi Pep.
Tutje ai tha që i vie keq për golin e Agueros, i cili ishte i parregullt, por në stadiumin e Sëanseas nuk ishte i instaluar teknologjia VAR.
“E gjithë Evropa ka VAR. Këtu nuk ka. Nuk më pëlqen të fitoj në këtë mënyrë. Me vjen keq” deklaroi trajner spanjoll./IndeksOnline/