75 Mall Live Search
14:42 / E Hënë, 20 Qershor 2022 / Gj. Sh

Guardiola flet për interesimin e Barceloncës ndaj Bernardo Silvës

Ditët e fundit Barcelona ka shfaqur interesim për futbollistin e Manchester Cityt, Bernardo Silvën.

Lidhur me këtë ka folur edhe ish trajneri i Barcës, Pep Guardiola.

Ai ka thënë se Silva do të vazhdoj me Cityn edhe sezonin e ardhëshëm.

“Nga sot mendoj se Bernardo do të vazhdojë te Manchester City edhe sezonin e ardhëshëm, por siç e kam thënë gjithmonë, nuk më pëlqen të mbaj lojtar që janë të palumtur.”, është shprehur Guardiola.

Mediat e spanjolle dhe angleze kanë raportuar se Bernardo Silva është duke pritur për një trasferim te Barcelona, transmeton Indeksonline.

Edhe trajneri Xavi e dëshiron transferimin e portugezit në Camp Nou, por varet edhe nga situata e De Jong./Indeksonline/