Guardiola flet për përballjen mes Manchester City dhe Real Madridit në Champions League

Sot është hedhur shorti i play-offit në Champions League.
Përballja më interesanta padyshim është ajo mes Manchester Cityt dhe Real Madridit, shkruan IndeksOnline.
E pas shortit ka folur trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola.
“Ballafaqimet me Real Madridin janë kthyer në derbi. Për vitin e katërt rresht. Por, Bayerni apo Madridi, të dyja janë skuadra shumë të forta. Shpresoj të kemi paraqitje të mirë në shtëpi e më pas në Madrid ta japim më të mirën e mundshme”, ka deklaruar Guardiola në konferencën për shtyp pas shortit të tërhequr në Nyon të Zvicrës./IndeksOnline/