Guardiola flet për shortin ndaj Real Madridit në Champions League

Të premten është hedhur shorti për ndeshjet çerekfinale të Champions League.
Një finale para finales është përballja mes kampionit në fuqi Manchester Cityt dhe skuadrës më të trofeshme Real Madridit, shkruan IndeksOnline.
Shortin e ka komentuar edhe trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, i cili ka thënë se përballja me Realin do të jetë e vështirë, por edhe nëse nuk do të përballeshin me ta edhe skuadrat tjera që kanë arritur deri në çerekfinale janë po ashtu të vështira.
“Real Madridi është i vështirë. Por Barcelona do të kishte qenë, Bayern, Arsenal, çdo klub, Atletico gjithashtu!”. Kjo garë është me të vërtetë e vështirë. Kjo është arsyeja pse unë isha: kundërshtari ynë është Real Madrid? Në rregull. Ne do të provojmë përsëri. Kjo është ajo.”, ka thënë Guardiola./IndeksOnline/