75 Mall Live Search
09:48 / E Shtunë, 25 Tetor 2025 / Gj Sh

Guardiola flet për skuadrat favorite të Premier Ligës: Shpresoj të jemi në mesin e tyre

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka komentuar garën për titullin në Premier Ligë, duke vlerësuar rivalët kryesorë të skuadrës së tij për këtë sezon.

Guardiola u shpreh se Liverpool dhe Arsenal mbeten favoritët kryesorë për të triumfuar, por nënvizoi se City do të luftojë deri në fund për të qenë pjesë e garës, shkruan IndeksOnline.

“Padyshim që Liverpool dhe Arsenal janë atje. Dikush tjetër do të jetë atje. Shpresojmë që të jemi”, tha Guardiola.

Manchester City mbetet një nga skuadrat më të suksesshme në vitet e fundit në Angli, por këtë sezon gara pritet të jetë më e fortë se kurrë, me disa ekipe që synojnë titulin e Premierligës.

Aktualisht pas tetë xhirove, Arsenali kryeson tabelën me 19 pikë, tre më shumë se Manchester City, derisa Liverpuli renditet e treta me 15 pikë./IndeksOnline/