Guardiola flet për të ardhmen e Cancelos

Joao Cancelo është rikthyer te skuadra e Manchester Cityt.
Futbollisti portugez që nga muaji janar ishte I huazuar te Bayern Munchen, ku luajti 21 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar një gol dhe bëri 6 asistime, shkruan IndeksOnline.
Edhe pse është rikthyer në stërvitje, nuk dihet nës Cancelo do të jetë pjesë e Manchester Cityt për sezonin e ardhshëm.
Rreth të ardhmës së 29-vjeçarit ka folur edhe trajneri spoanjoll, Pep Guardiola.
“Joao Cancelo është këtu. Ai ka qenë kaq i rëndësishëm për ne në të kaluarën. Pas huazimit tek Bayern ai është rikthyer këtu dhe është pjesë e grupit. Kështu do të shohim se çfarë do të ndodhë.”, ka deklaruar Guardiola./IndeksOnline/