Guardiola flet për të ardhmen e De Bruyne

Kevin De Bruyne është në vitin e fundit të kontratës me Manchester Cityn.
Kontrata e belgut skadon me 30 qershor 2025 dhe pastaj do të jetë futbolist i lirë, shkruan IndeksOnline.
Deri më tani, ende nuk ka pasur ndonjë kontakt mes klubit anglez dhe 33-vjeçarit, për vazhdimin e kontratës.
Së fundi, për vazhdimin e kontratës së De Bruyne, ka folur trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola.
“Kevin de Bruyne largohet në qershor? Unë nuk jam i përfshirë në atë. Por unë do të doja ta kisha atë në moshën 23 vjeçare, dhe të nënshkruaj kontratë për 10 vite të tjera. Kjo është ajo që do të doja. Por do ta shohim! ”, ka deklaruar Guardiola./IndeksOnline/