75 Mall Live Search
14:58 / E Martë, 03 Dhjetor 2024 / L A

Guardiola flet rreth rikthimeve të lojtarëve të tij

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur në një konferencë për shtyp.

Manchester City, do të përballet ndaj Nottingham Forestit, ku synon të ndal ecurinë negative që po përjeton skuadra e tij.

Guardiola, u pyet rreth rikthimeve të lojtarëve të tij si John Stones dhe Kevin De Bruyne.

“John Stones nuk është ende afër kthimit. De Bruyne është më afër dhe madje edhe më i mirë”.

“Me gjithë skuadrën këtë sezon, ne do të jemi afër nivelit që arritëm sezonin e kaluar”, shtoi Guardiola.

“Qytetarët”, aktualisht gjenden në pozitën e 5-të në Premier League, dhe ka gjithsej 23 pikë./IndeksOnline/