75 Mall Live Search
15:34 / E Shtunë, 10 Janar 2026 / Gj Sh

Guardiola: Gara për titullin është ende e hapur

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur për garën e titullit në Premierligë, duke theksuar se gjithçka mbetet e hapur pavarësisht diferencës aktuale të pikëve.

Arsenali momentalisht kryeson tabelën me 49 pikë, gjashtë më shumë se Manchester City, ndërsa deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe 17 ndeshje për t’u zhvilluar, shkruan IndeksOnline.

Guardiola është shprehur optimist për mundësitë e skuadrës së tij, duke theksuar se ende ka shumë pikë në lojë.

“Për sa i përket pikëve, janë 51 për t’u luajtur dhe diferenca është vetëm gjashtë pikë. Çdo gjë është e hapur,” ka deklaruar trajneri spanjoll./IndeksOnline/