75 Mall Live Search
08:47 / E Diele, 14 Shtator 2025 / L A

Guardiola godet rivalët: Prej se kam ardhur unë, City ka qenë gjithmonë më e mirë se Unitedi

Sonte do të zhvillohet një nga ndeshjet më të mëdha të kësaj jave në Premierligë.

“Etihadi”, do të jetë stadiumi i cili do të pres derbin midis Manchester Cityt dhe Manchester Unitedit.

Në konferencën për shtyp para kësaj ndeshje, trajneri Pep Guardiola dha një deklaratë ku thumboi rivalët e të njëjtit qytet.

“Që kur kam ardhur këtu, Manchester City ka qenë gjithmonë më e mirë se Manchester United”, deklaroi kështu Guardiola.

Kujtojmë se derbi i Manchesterit, do të zhvillohet sot në orën 17:15./IndeksOnline/