75 Mall Live Search
10:34 / E Diele, 22 Qershor 2025 / L A

Guardiola hap derën për largimin e Gundoganit nga City

Ilkay Gundogan mund të largohet nga Manchester City, një vjet pas rikthimit të tij.

Guardiola ia ka hapur derën largimit të Ilkay Gundogan pasi pranoi se Manchester City do të duhet të shesë lojtarë këtë verë.

Blerjet e reja si ajo e Cherkit dhe Reijnders, mund t’ia limitojë mundësitë turko-gjermanit për një vend në formacionin bazë.

Gjigantët turq Galatasaray po përpiqen të nënshkruajnë me 34-vjeçarin Gundogan, i cili ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale në Etihad.

Gundogan ka bërë 51 paraqitje me Cityn, ku i cili shënoi 3 gola dhe bëri 7 asistime./IndeksOnline/