16:51 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Guardiola i del në mbrojtje Kloppit, kundërshtojnë Federatën

Jurgen Klopp nuk do ta menaxhoj skuadrën në ndeshjen kthyese të FA Cup me Shrewsbury dhe e ka akuzuar Federatën se nuk është konsultuar me njerëzit përgjegjës kur e ka caktuar orarin e ndeshjes.

Gjermani po planifikon të luaj me skuadrën U23 nën drejtimin e Neil Critchley të martën e ardhshme për tu dhënë pushim lojtarëve të skuadrës së parë.

Për këtë gjë në mbështetje i ka dalë edhe kundërshtari i tij, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Spanjolli i ka thënë Federatës se nuk kanë të drejtë të përzihen në punët e trajnerëve për të treguar se cilët lojtar duhet të luajnë e cilët jo.

Guardiola gjithashtu ka qenë kritik për orarin e ngjeshur në Angli ku pretendon se ngarkesa e madhe e punës po i lëndon lojtarët. /IndeksOnline/