75 Mall Live Search
15:10 / E Martë, 14 Shkurt 2023 / B O

Guardiola: I kërkoj falje Gerrardit, më vije turp për veten time!

Pep Guardiola ka folur para ndeshjes së nesërme kundër liderit, Arsenalit. Trajneri spanjoll e ka nisur konferencën duke i kërkuar falje publike legjendës së Liverpoolit, Stiven Gerrard.

Trajneri spanjoll kishte thënë se mos ishte vallë City fajtor që Gerrard kishte rrëshqitur në vitin 2014 dhe Liverpooli kishte humbur titullin.

“I kërkoj falje Steven Gerrard-it për komentet e mia të panevojshme dhe budallaqet që thashë herën e fundit për të. Më vjen turp për veten time sepse ai nuk e meriton. Ai e di se sa shumë e admiroj atë dhe karrierën e tij. Më vjen turp nga vetja sepse ai nuk e meriton. Nuk e kam përfaqësuar mirë klubin tim. I kërkova falje Gerrardit privatisht, por duke qenë se komenti ishte publik, edhe falja ime duhet të jetë publike. Më vjen shumë keq për të, gruan dhe familjen e tij” ka thënë Guardiola në kërkimfaljen për Gerrard para mediave./Indeksonline/