Guardiola i përgjigjet Mourinhos: Ne jemi të pafajshëm derisa të provohet fajësia

Trajneri i Manchestert Cityt, Pep Guardiola reagon ndaj fjalëve të Jose Mourinhos.
E gjithë kjo vjen, pas fjalëve të Mourinhos ku reagoi për titujt e fituara në Premier League, duke thënë se ai i ka fituar në mënyrë të pastër dhe të drejtë, duke iu referuar 115 akuzave ndaj Manchester Cityt.
Dhe trajneri spanjoll, kishte për të thënë ndaj komenteve të portugezit.
Unë do t’i thoja José Mourinhos se ne jemi të pafajshëm derisa të provohet fajësia!” “Nëse e ofendoj ndonjëherë, më vjen shumë keq, por ishte një shaka…”.
“Fakti është… Mourinho ka tre tituj të Premier League, unë kam gjashtë! Ky është një fakt!”, u shpreh Guardiola.
Kujtojmë që City, do të përballet në “Selhurst Park” ndaj Crystal Palace, ku do të synojë të fitojë për herë të dytë radhazi./IndeksOnline/