Guardiola i replikon yllit të skuadrës: Fol çfarë të duash, por s’e ke mirë!
Pep Guardiola ka replikuar me yllin e skuadrës, Ilkay Gundogan.
Trajneri spanjoll ka thënë se nuk i ka pëlqyer dhe nuk është pajtuar me deklaratën e fundit të mesfushorit gjerman.
Gundogan kishte thënë pas ndeshjes me Tottenham se City në ndeshjet e mëdha janë nervozë dhe jo të guximshëm.
“Ai mund të thotë çfarë të dojë, më pëlqen kur shprehin atë që besojnë. Por, nuk e ka mirë. Loja ndaj Tottenham ishte më e mirë se ndaj Schalkes. Por, ne humbëm nga një ndëshkim që patëm” ka thënë Guardiola./Indeksonline/
