14:36 / E Premte, 04 Gusht 2023 / mp

Guardiola ia çon një selam Barçës për Bernardo Silvan

Pep Guardiola ia ka dhënë një porosi Barcelonës, e cila është e interesuar për Bernardo Silvan.

Trajneri i Manchester Cityt do të donte ta shohë yllin portugez në ekipin e tij edhe në sezonin e ardhshëm.

Por, ndërkohë shton se gjiganti katalunas duhet të bëjë më shumë nëse dëshiron ta ketë në dispozicion futbollistin ofanziv kreativ.

“Unë nuk dua në ekip lojtarë që nuk dëshirojnë të jenë këtu”, ka thënë fillimisht trajneri i kampionëve anglezë dhe evropianë.

“Por, ne duhet ta marrim ofertën e duhur, deri tash nuk e kemi marrë ofertën e duhur. Nëse ata e duan lojtarin, duhet t’i hipin aeroplanit dhe të vijnë për t’u takuar me klubin tonë”, vazhdoi ish-trajneri i Barcelonës.

City mbeti pa mesfushorët Ilkay Gundogan e Riyad Mahrez, ndërsa mund ta humbin edhe një tjetër yll në këtë afat kalimtar.