09:32 / E Shtunë, 16 Mars 2019 / indeksADMonline

Guardiola: Jam dështak nëse nuk e fitoj Champions Leaguen me Cityn!

Pep Guardiola e ka pranuar se do të quhet dështak nëse këtë edicion nuk arrin ta fitojë Ligën e Kampionëve me Manchester Cityn.

Trajneri spanjoll ka thënë se njëjt është vlerësuar edhe te Bayerni.

“U gjykova si i dështuar te Bayerni që së paku nuk arrita një finale në Ligën e Kampionëve. Njëjt mund të gjykohem edhe te City nëse nuk e fitojmë këtë edicion Ligën e Kampionëve.

Jam një trajner me standarde të larta. Kam fituar shumë në të kaluarën, kjo është arsyeja pse njerëzit besojnë se është normale, por kjo nuk është normale” ka thënë Guardiola./Indeksonline/