75 Mall Live Search
14:02 / E Hënë, 25 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Guardiola jep lajmin e trishtë për Agueron

Sergio Aguero nuk do të jetë i gatshëm të ndihmojë Manchester Cityn në disa ndeshje.

Trajneri Pep Guardiola e ka konfirmuar se sulmuesi i tij do të mungoj për shkak të një lëndimi në ndeshjen e fundit kundër Chelseas.

“Ai ka një problem me tendin e përparmë, do të jetë disa ndeshje jashtë”, ka thënë spanjolli.

Është e sigurt që Aguero nuk do të luaj në derbin e Manchesterit kundër United. /IndeksOnline/