75 Mall Live Search
09:40 / E Enjte, 28 Mars 2024 / G T

Guardiola “kap kokën”, shtatë lojtarë kryesorë në dyshim për ndeshjen ndaj Arsenalit

Skuadra e Manchester Cityt gjatë vikendit do të luaj një ndeshje tejet të rëndësishme në Premier League, ndaj Arsenalit në javën e 29-të.

Trajneri Pep Guardiola është duke “pasur” kokë dhimbje kur po e shikon listën e lojtarëve që mund të mungojnë gjatë derbit të javës, shkruan Indeksonline

Shtatë lojtarë kryesorë janë në listën e gjerë që dyshohet që mungojnë në ndeshjen ndaj “Topçinjve” që zhvillohet të dielën.

Manuel Akanji, Kyle Walker, John Stones, Ederson, Kevin De Bruyne, Jack Grealish dhe Matheus Nunes janë emrat e lojtarëve që vuajnë nga lëndimet.

Shumica e këtyre futbollistëve u lënduan gjatë ndeshjeve miqësore me Kombëtaret e tyre gjatë këtij muaji./Indeksonline/