10:37 / E Mërkurë, 23 Dhjetor 2020 / C E

Guardiola kërkon nga Arsenali të mos e shkarkojnë Artan

Trajneri i Manchester Citytit, Pep Guardiola, ka kërkuar nga Arsenali që të mos e shkarkoj Artetan me gjithë rezultatet e dobëta.

Ata do të bënin një gabim të madh nëse e pushonin nga puna. Por unë jam i sigurt se nuk do të ndodhë dhe ata kanë besim tek ai“, tha Guardiola pasi Manchester City mundi Arsenalin 4-1 jashtë në çerekfinalen e EFL Kupës.

Arteta ishte ndihmësi i Guardiolas në Manchester City për tre sezone e gjysmë dhe një vit më parë ai mori drejtimin e Arsenalit dhe fitoi Kupën e FA me të sezonin e kaluar.

Por këtë sezon, Arsenali ka arritur fillimin më të keq të kampionatit në 39 vjet. Ai ka grumbulluar vetëm dy pikë në shtatë raundet e fundit të Premier League dhe është në vendin e 15 me 14 pikë. /IndeksOnline/