Guardiola këshillon Messin: Qëndro në Barcelonë!

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është në dijeni për spekulimet që e lidhin yllin argjentinas, Lionel Messin me një transferim të mundshëm në Angli.
Por, ish trajneri i Messit, Guardiola pret që ai ta përfundojë karrierën në “Camp Nou”.
“Ai është lojtar i Barcelonës, ai do të qëndrojë atje, kjo është dëshira ime. Unë mendoj që ai do ta përfundojë karrierën në Barcelonë” – tha Guardiola.
Marrëdhëniet e Messit me klubin janë “krisur” ditëve të fundit teksa po flitet edhe për një largim të mundshëm nga “Camp Nou”./Indeksonline/