Guardiola: Këtë sezon, kam skuadër më të mirë
Manchester City mund ta ketë fituar titullin e Premier Leagues me 100 pikë sezonin e kaluar, por Pep Guardiola beson se ata janë më të mirë këtë sezon se në sezonin e kaluar.
Kampanja e dytë e katalunasit në ”Etihad Stadium” e gjen aktualisht atë në vendin e dytë në renditjen tabelare, katër pikë pas liderit, Liverpoolit.
City i ka humbur vetëm dy ndeshje në kampionat sezonin e kaluar, por humbjet nga Chelsea nga Crystal Palace këtë sezon e ka barazuar rekordin ”famëkeq” të sezonit të kaluar.
Por, Guardiola ndjen se skuadra e tij është më e fortë se në sezonin e kaluar, transmeton IndeksOnline.

”Procesi ynë, ri-konstruktimi ynë ka evolvuar, ne tani kemi më shumë opsione në mbrojtje dhe sulm, jemi më solid kur mbrohemi më thellë”.
Kur u pyet se çfarë e ka impresionuar atë më së shumti sezonin e kaluar: ”Ishte konsistenca jonë”.
”Natyrisht, ne kemi lëshuar pikë, kjo ndodhë, por ne ishim gjithnjë në garë”./IndeksOnline/